Futboll

‘I pavdekshmi’ Bufon rinovon me Parmën, do të luajë deri në moshën 46-vjeçare

Xhanluixhi Bufon, portieri i njohur italian, nuk ka në plan të ndalet. Ai ka rinovuar zyrtarisht kontratën me Parmën deri në vitin 2024.

Kjo do të thotë se Bufon do të luajë deri në moshën 46-vjeçare. Njoftimi është bërë nga presidenti amerikan i skuadrës italiane, Kyle Krause, gjatë një konference shtypi: “Bufon e ka zgjatur kontratën e tij me Parmën, që skadonte në vitin 2023”.

Xhanluixhi Bufon, portieri i famshëm italian. Gazeta Si, 28 shkurt 2022

I lumtur për rinovimin është shprehur vetë Xhixhi Bufon: “Është një ditë shumë e bukur, ka ndodhur ajo që doja unë, presidenti, tifozët dhe shpresoj i gjithë qyteti”, – është shprehur veterani italian, që me sa duket, nuk ka ndërmend t’i varë ‘dorezat në gozhdë”. Bufon duket se ka në plan të thyejë çdo rekord sa i takon moshës në futbollin aktiv.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë