Futboll

Dj i stadiumit për një ditë, në Brazil vjen iniciativa e veçantë për tifozët

Gazeta Si – Muzikë, maestro! Sa herë janë dëgjuar këto dy fjalë edhe në futboll, shpesh edhe në tituj artikujsh gazetash. Ata që frekuentojnë rregullisht stadiumet e dinë mirë se kolona zanore e një ndeshjeje nuk përbëhet vetëm nga koret dhe inkurajimet, apo dhe vërshëllimat e tifozëve.

Përtej 90 minutave, në fakt, muzika ndërhyn edhe për të kënaqur publikun e pranishëm dhe këtu, një tifoz me fat i San Paolos, mund të marrë rol kryesor. “Morumbi”, – stadiumi i brazilianëve, – nuk bën përjashtim sa i takon muzikës para ndeshjes dhe në pushim të saj.

Klubi ka vendosur që t’u ofrojë drejtuesve të ‘fan token’ të vet mundësinë e zgjedhjes së listës së këngëve që futbollistët do të dëgjojnë gjatë nxemjes. Përmes votimit, një tifoz do të ketë fatin të jetë ‘disc jockey’ i stadiumit “Morumbi” për një ditë.

Funksionimi i konkursit është i thjeshtë: kush ka ‘fan token’ të San Paolos duhet të hyjë në platformë dhe të zgjedhë një përmbledhje këngësh që e vlerëson si më të mirën. Më pas të gjithë votuesit do të futen në një vazo shorti dhe emri që do të dalë prej saj do të bëhet dj i klubit për një ditë në stadium. Dhe jo një dite të zakonshme, sepse më 5 mars luhet derbi me Korinthiansin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë