Gazeta Si – Dy zyrtarë të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, pranë Bashkisë Sarandë janë shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.
Policia thotë se ka siguruar prova ligjore në lidhje me ndërtimin e paligjshëm të një pallati 7-katësh ende të papërfunduar, por edhe disa shtesa pa leje, në disa pallate në ndërtim.
Kështu, Gjykata e Sarandës, ka vendosur për inspektorët M.A., 30 vjeç N.J., 26 vjeç masat e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Dyshohet se ata se me veprimet/mosveprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zona të ndryshme në qytetin e Sarandës, në bashkëpunim me Kryeinspektoren e IMT R. P., e arrestuar me datë 21.02.2022, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”,
Pak ditë më parë, në kuadër operacionit policor të koduar “Heshtja”, është arrestuar shefja e IKMT-ë në Sarandë, Romina Pulaj 31 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P., 66 vjeç.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




