Kryeministri Edi Rama thotë se është konfirmuar viktima e parë shqiptar në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.
Rama e dha njoftimin në një konferencë për shtyp bashkë me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, por duke sqaruar se shqiptari ishte bërë pjesë e ushtrisë ukrainase për mbrojtjen ndaj rusëve.
“Sipas një informacioni të fundit ka mbetur i vrarë një shqiptar, por që ishte i veshur me uniformën ushtarake dhe që jetonte prej vitesh në Ukrainë, pasi ishte martuar me një ukrainase”, deklaroi Kryeministri.
Autoritetet shqiptare thonë se janë 60 shqiptarë që jetojnë prej vitesh, ndërsa vetëm 11 prej tyre kanë kërkuar të kthehen në Shqipëri duke kontaktuar Ambasadën tonë atje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



