Futboll

UEFA i heq Rusisë finalen e Ligës së Kampionëve, e sposton në Paris

Finalja e Ligës së Kampionëve nuk do të zhvillohet në Shën Pjetërburg, ku ishte programuar, por në Paris, në “Stade de France”.

UEFA ka vendosur që ta ndryshojë stadiumin e finales së këtij sezoni për kompeticionin më të madh për klubet europiane, që zhvillohet më 27 maj. Një vendim që vjen pas sulmeve luftarake të Rusisë ndaj Ukrainës.

Selia e UEFA-s. Gazeta Si, 25 shkurt 2022

Ishte një vendim i pritshëm në fakt ndryshimi i vendit të finales së Ligës së Kampionëve, edhe pse UEFA fillimisht konfirmoi stadiumin e Shën Pjetërburgut. Sot ka ardhur vendimi për spostimin e finales në Paris.

Dhe kjo është hera e tretë radhazi që ndryshon stadiumi i finales. Dy herët e para gjithçka ka ndodhur për shkak të pandemisë dhe finalja është zhvilluar në Portugali, ndërsa këtë radhë do të luhet në Francë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë