Gazeta Si – Pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, marka ruse “Gazprom” është zhdukur nga klubi gjerman. Po ashtu, është larguar përfaqësuesi i kësaj kompanie, një njeri i besuar i Putinit. Një vendim që i kushton jo pak financiarisht Shalkes.
Një hap prapa për të treguar një qëndrim të prerë. Bota e sportit ka filluar të pozicionohet menjëherë kundër luftës në Ukrainë, duke mbajtur qëndrim ndaj Rusisë. Shalke, klubi i njohur gjerman, ka vendosur të heqë menjëherë emrin e sponsorit “Gazprom” nga fanella.
ℹ️ Following recent developments, FC Schalke 04 have decided to remove the logo of main sponsor GAZPROM from the club's shirts. It will be replaced by lettering reading ‘Schalke 04’ instead.#S04 pic.twitter.com/9kpJLRzTQ7
— FC Schalke 04 (@s04_en) February 24, 2022
Njoftimi është bërë nga vetë klubi me një postim në Tuiter, ku shkruan: “Duke iu referuar ngjarjeve të fundit, kemi vendosur të heqim çdo shenjë sponsorit tonë kryesor në fanellë”. Vendimi është marrë pas një takimi me eksponentët gjermanë të kompanisë ruse “Gazprom”.
Të shtunën Shalke do të luajë kundër Karlsruher. Në këto kushte, klubi nga Gelsenkirshen do të luajë me “Schalke 04” në gjoks. Nuk është vendosur ende, nëse do të vazhdohet kështu, apo do të kërkohet një akord me një kompani tjetër. “Do t’ju informojmë në vazhdim për të rejat dhe për hapat e tjerë të klubit”, – shkruhet në njoftimin e klubit gjerman.
Shalke ka komunikuar edhe largimin e Matthias Warning nga këshilli administrativ. Ai vjen nga “Gazprom” dhe konsiderohet një njeri i besuar i Vladimir Putinit, përveçse është administratori i deleguar i “Nord Stream 2”, një kompani me lidhje të dyfishtë me “Gazprom”.
“Jemi të shokuar nga imazhet që vijnë nga Ukraina”, – ka thënë shefi i zyrës së shtypit të Shalkes, Mark Siekman. Ka 15 vjet që “Gazprom” është sponsori kryesor i Shalkes, një klub në vështirësi të mëdha financiare, një element që duhet kujtuar për të kuptuar rëndësinë e vendimit.
“Gazprom” derdh rreth 10 milionë euro në vit në arkat e klubit gjerman. Pak muaj më parë akordi mes palëve ishte zgjatur deri në vitin 2025. Tani bashkëpunimi është ën rrezik, Shalke ka vendosur të bëjë një hap prapa, duke mbajtur qëndrim të prerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




