Futboll

Liga e Europës/ Kalon Gjimshiti, Strakosha dhe Hysaj jo. Barcelona likuidon Napolin (Video)

Gazeta Si – Atalanta e Berat Gjimshitit ka triumfuar edhe në Pire ndaj Olimpiakosit, duke u kualifikuar për në 1/8-t e Ligës së Europës, ku të premten do të mësojë kundërshtarin e radhës në short. Bergamaskët fituan thellë 0-3 dhe mbrojtësi kuqezi luajti 90 minuta. Atalanta tregoi edhe një herë se tashmë është një skuadër me petk europian.

Lacio e Strakoshës dhe Hysajt është eliminuar nga Liga e Europës, pas barazimit 2-2 në “Olimpico” ndaj Portos, që në ndeshjen e parë kishte fituar 2-1. Portieri kuqezi ishte më i miri në fushë për Lacion dhe u vlerësua me notën 7 për paraqitjen e bërë. Elseid Hysaj u fut në fushë në pjesën e dytë dhe për aq sa luajti mori notën 5.5.

Ka kaluar në turin tjetër edhe Barcelona, që mundi Napolin 2-4 në fushën e tij. Asnjë shans për skuadrën e Spaletit, që për 13 minuta pësoi dy gola nga Alba dhe De Jong. Insinje shkurtoi me penallti, por më pas Pike dhe Aubamejang shënuan dy golat e tjerë të katalanasve. Barcelona mbetet Barcelonë.

Eliminimi më i papritur ishte ai i Borusias së Dortmundit nga Gllasgou Rejnxhërs. Kanë kaluar turin Sevilja, Atalanta, Porto, Betisi, Barcelona, Gllasgou Rejnxhërs, Braga dhe Lajpcigu.

Liga e Euroëps, Play Offs
Dinamod Zagreb-SEVILJA 1-0(1-3)
Lacio-PORTO 2-2 (1-2)
Olimpiakos-AATALANTA 0-3 (1-2)
Real Sociedad-LAJPCIG 1-3 (2-2)
BETIS-Zenit 0-0 (3-2)
BRAGA-Sherif Tiraspol 2-0 (0-2) me penallti kualifikohet Braga
Napoli-BARCELONA 2-4 (1-1)
REJNXHËRS-B.Dortmund 2-2 (4-2)
Shënim: Me gërma kapitale skuadrat e kualifikuara


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë