Gazeta Si – “Unë goleador? Jam shumë i kënaqur mbi të gjitha për skuadrën, por tani mendojmë për ndeshjen e kthimit me Olimpiakosin. Do të jetë një sfidë shumë e fortë, sepse ata do të luajnë më të karikuar se në Bergamo. Pres një ndeshje shumë të luftuar dhe ky është një stimul edhe për ne”.

Këto janë fjalët e mbrojtësit kuqezi të Atalantës, Berat Gjimshitit, autor i dy golave të fitores në ndeshjen e parë ndaj Olimpiakosit, e vlefshme për ‘play-off’-in e Ligës së Europës. Falë dy golave të tij, Atalanta ka shansin për t’u kualifikuar, edhe pse në Greqi nuk do të jetë aspak e lehtë.
Në prag të sfidës së sotme, Gjimshiti ka dhënë mendimin e tij, duke e paralajmëruar skuadrën për një duel shumë të vështirë. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është një nga kolonat kryesore të Atalantës, një lojtar shumë i rëndësishëm dhe i pjekur tashmë, një lider i vërtetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




