Futboll

Gjykata rrëzon FSHF-në, bie poshtë kërkesa për heqjen e sekuestros nga Prokuroria

Gazeta Si – Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë një tjetër goditje nga Gjykata e Tiranës në lidhje me zgjedhjet e 2 marsit për presidentin e këtij institucioni dhe Komitetin Ekzekutiv.

Gjykatësi Sokol Tona ka rrëzuar pretendimet e FSHF-së për heqjen e masës së sekuestros të vendosur nga Prokuroria e Tiranës për materialet dhe serverat e Federatës. Prokuroria e Tiranës po heton për shkeljet e bëra gjatë procesit zgjedhor në Shoqatën Rajonale të Futbollit të Tiranës.

Nga zgjedhjet e 2018-ës për presidentin e FSHF-së. Gazeta Si, 24 shkurt 2022

Pas vendimit të fundit të gjykatësit Tona, Prokuroria mund të vazhdojë punën e saj për këtë çështje. Pak ditë më parë, pas padive të disa Shoqatave Rajonale për parregullsi në zgjedhjet e tyre, Gjykata ka vendosur të bllokojë Asamblenë Zgjedhore të 2 marsit dhe Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së deri në momentin që të shqyrtohen të gjitha ankesat për shkelje.

Gjasat më të mëdha jënë që zgjedhjet për presidentin e FSHF-së të shtyhen, edhe pse ky institucion vazhdon punën për zhvillimin e asamblesë në datën e caktuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë