Futboll

Bileta 1 euro ndaj Udinezes, Milani thërret tifozët të mbushin stadiumin

Bileta 1 euro në 11 sektorë të stadiumit “Giuseppe Meazza”. Kjo është iniciativa e Milanit për ndeshjen e radhës me Udinezen, me qëllimin që tifozët të mbushin stadiumin. Në fakt, është një ndeshje e komplikuar sa i takon orarit, sepse luhet të premten, në orën 18.45.

Kapaciteti i stadiumeve deri në masën 75% do ta lejonte Milanin teorikisht të kishte 56.904 spektatorë në stadium dhe për t’iu afruar sa më shumë kësaj shifre klubi kuqezi ka vendosur të lançojë iniciativën “Promo Friends”.

Tifozë të Milanit. Gazeta Si, 22 shkurt 2022

Çfarë do të thotë? Kush blen një biletë me çmimin e saj real, ka të drejtë të marrë deri në 3 bileta të tjera me çmimin 1 euro secila. Sektorët ku është i vlefshëm ky promocion ndodhen në të tria unazat e impiantit.

Milani kryeson Serinë A, 2 pikë para Interit, dhe ka shanse reale për të fituar titullin kampion, ndaj dhe klubi në këtë moment po bën lëvizje të tilla, që me anë të tifozëve ta ndihmojë skuadrën për të arritur rezultatet sa më të mira.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë