Futboll

Video/ Rei Manaj realizon ndaj Bolonjës, sulmuesi kuqezi në super formë

Rei Manaj ka konfirmuar momentin e mirë që po kalon në Serinë A. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe Specias ka realizuar ndaj Bolonjës në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të kampionatit italian.

Manaj e nisi ndeshjen si titullar dhe vetëm pas 11 minutash zhbllokoi rezultatin, duke i dhënë avantazhin Specias. Ai fitoi dyluftimin ajror me një mbrojtës të Bolonjës dhe goditi saktë me kokë brenda zonës, pas një korosimi nga e majta.

Gjatë pjesës së parë Manaj u ndëshkua edhe me karton të verdhë, ndërkohë që Bolonja arriti të barazojë. Ndeshja u mbyll me fitoren e Bolonjës, 2-1, me dopietën e Arnautoviç. Manaj u zëvendësua 10 minuta para fundit dhe mori vlerësime si nga shtypi sportiv italian, ashtu edhe nga trajneri i tij, Tiago Mota.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë