Futboll

Barcelona, Ksavi ngre në piedestal Pedrin: Më i miri në botë në rolin e tij

Komplimente që të çmendin, mbi të gjitha pasi vijnë nga një legjendë si Ksavi. Trajneri i Barcelonës, pas suksesit në kampionat ndaj Valencias, ka folur me superlativa për Pedrin, autor i një ndeshjeje të madhe dhe një goli që duhet ta ndajë me Aubamejang, i cili devijoi gjuajtjen e tij.

Ksavi Hernandez, trajneri i Barcelonës. Gazeta Si, 21 shkurt 2022

Në konferencë shtypi, pas fitores 1-4 në “Mestalla”, ish-mesfushori katalanas ka ngritur në qiell 19-vjeçarin: “Pedri? Është një lojtar fantastik për atë që bën në fushë, për mënyrën si vepron dhe kohët e lojës. Nuk ka dyshime që është një lojtar klasi, mendoj se është më i miri në rolin e tij aktualisht.

Dhe është vetëm 19 vjeç. Shënon edhe gola, hyn në zonë, punon shumë për skuadrën dhe rikuperon shumë topa. Është një mrekulli ta kesh në skuadër”, – ka thënë Ksavi. Kujtojmë që Pedri është vlerësuar në fund të vitit 2021 edhe çmimin “Golden Boy”, një trofe që jepet për talentet më të mëdha në botë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë