Shefi ekzekutiv i Renault, Luca de Meo tha se prodhuesi francez i makinave pret të prodhojë 300,000 makina më pak në 2022 si rezultat i mungesës së vazhdueshme globale të çipave.
Renault prodhoi 500,000 makina më pak vitin e kaluar si rezultat i mungesës së çipave. Në shtator, firma konsulente AlixPartners parashikoi se mungesa e çipit do t’i kushtonte industrisë së automobilave 210 miliardë dollarë të ardhura.
“Situata tani është ende mjaft e komplikuar”, thotë de Meo.
De Meo tregon se Renault pret që kriza e çipave të bëhet më pak e rëndë këtë vit, duke shtuar se një “situatë normale” do të rifillojë në gjysmën e dytë të 2022.
Komentet e tij erdhën pasi Renault raportoi një fitim neto prej 888 milionë euro (1 miliardë dollarë) për vitin 2021, duke tejkaluar vlerësimet. Prodhuesi i makinave pretendon se marzhi i tij operativ prej 3.6% e vendos atë dy vjet përpara planit të tij të “rigjallërimit të revolucionit”.
“Renault është kthyer në rrugën e duhur”, tha de Meo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.