Futboll

Video/ Tjetër goditje për Interin, pas Liverpulit e mund edhe Sasuolo në shtëpi

Dhimbja e Milanit për dy pikët e lëna ndaj Salernitanës është zbutur disi sot, pas humbjes në shtëpi të Interit ndaj Sasuolos, me rezultatin 0-2. Renditja nuk ndryshon, me Milanin 2 pikë para (56), por Interi ka një ndeshje më pak.

Interi ka marrë një goditje të fortë edhe në kampionat, pas asaj në Ligën e Kampionëve nga Liverpuli, me të njëjtin rezultat. Një moment delikat për skuadrën e trajnerit Simone Inzagi, me dy humbje në shtëpi, ku pa dyshim kjo e kampionatit është e papritur. Zikaltrit nuk kanë mundur kështu të bëjnë parakalimin ndaj Milanit.

Pjesa e parë ishte mjaft e mirë për Sasuolon, që realizoi fillimisht me Raspadorin dhe më pas me Skamakën, ndërsa Berardi goditi traversën. Në pjesën e dytë Interi u hodh në sulm, por kishte përballë një Konsilji në formë të jashtëzakonshme, ndërkohë që rrezikoi të pësonte golin e tretë disa herë. Rezultati nuk ndryshoi dhe ky është një hap i gabuar për Interin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë