Milani ka lënë 2 pikë të rëndësishme në fushën e Salernitanës, ku ka barazuar me rezultatin 2-2 përt javën e 26-të të Serisë A. Një barazim, që mund të ndikojë në garën e titullit për kuqezinjtë, të cilët kryesojnë me 56 pikë, por mund të parakalohen këtë javë nga Interi, aktualisht me 54 pikë dhe me 2 ndeshje më pak.
Milani kaloi na avantazh që në minutën e 5-të me anë të Mesias, por Salernitana barazoi pas gjysmë ore lojë me Bonacolin, i cili përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit Maingnan.
Në pjesën e dytë situata u komplikua, pasi Djuriç shënoi golin e avantazhit për Salernitanën. Ante Rebiç barazoi shifrat kur kishin mbetur 13 minuta lojë dhe më pas asgjë nuk ndryshoi. Një hap fals për Milanin, që rrezikon ta humbasë kryesimin që të dielën, kur Interi do të ndeshet me Sasuolon dhe kuptohet që do të synojë parakalimin.
Frederik Veseli, mbrojtësi i Kombëtares, qëndroi gjithë kohën në stol në këtë ndeshje. Marash Kumbulla luajti 90 minuta në barazimin 2-2 të Romës me Veronën, kurse Bajrami dhe Asllani ishin titullarë në humbjen 2-0 të Empolit ndaj Sampdorias.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




