Futboll

Gjykata nuk e shqetëson, Duka prezanton projektin ‘Futbolli për Kombin 2022-2025’

Situata para zgjedhjeve të 2 marsit për presidentin e FSHF-së mbetet e trazuar, me Gjykatën e Tiranës që ka bllokuar procesin pas ankesave për shkelje dhe manipulim në zgjedhjet e Shoqatave Rajonale. Megjithatë, presidenti aktual Armand Duka, kandidat për mandatin e 6-të në krye të FSHF-së, vazhdon punën i pashqetësuar.

Duka ka qenë shumë aktiv kohët e fundit, me përurime fushash të reja futbolli dhe projekte serioze për vitet e ardhshme, duke pasur bindjen se do të jetë edhe për 4 vite të tjera president.

Së fundi FSHF-ja dhe Duka kanë lançuar projektin “Futbolli për Kombin 2022-2025”. Është një projekt, që sipas FSHF-së, është bërë me ekspertët më të mirë të UEFA-s dhe pritet të sjellë ndryshime cilësore në futbollin shqiptar. Në prezantimin e projektit, që u bë në “Air Albania”, merrnin pjesë edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut Muamed Sejdini dhe ai i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.

“Fokusi kryesor i punës sonë do të jenë fëmijët dhe të rinjtë, por do të ndajmë përvojën pozitive të futbollit me të gjithë qytetarët dhe do t’u ofrojmë atyre mundësinë për t’u angazhuar në futboll”, – theksoi Duka në fjalën e tij. Projekti i ri synon përmirësimin e organizimit të aktiviteteve të futbollit, bashkëpunimin me klubet dhe infrastrukturën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë