Momente frike për ekipin e Mançester Sitit gjatë fluturimit për kthimin nga Lisbona, pas fitores së thellë 0-5 ndaj Sportingut. Avioni i “qytetarëve” ka bërë një ulje emergjente në Liverpul.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi anglez, që saktëson se avionit iu desh të devijonte rrugën e kthimit për në Mançester dhe të bënte një ulje të detyruar në Liverpul për shkak të erërave të forta që ndeshi në lartësi. Momente që kanë krijuar jo pak panik te futbollistët dhe pjesëtarët e stafit teknik të Mançester Sitit, por gjithçka ka kaluar pa probleme.

Skuadra e Guardiolës luajti të martën në mbrëmje ndeshjen e parë të 1/8-ve në Ligën e Kampionëve ndaj Sportingut të Lisbonës, ku shënoi 5 herë, duke siguruar kualifikimin për në çerekfinale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




