Aksionet europiane përpos drithërave u rritën ndërsa çmimi i naftës ra pas lajmeve se njësitë nga rrethet ushtarake jugore dhe perëndimore të Rusisë po ktheheshin në bazë pas përfundimit të stërvitjeve.
Indeksi i aksioneve të Europës Stoxx 600 ra 1.1 për qind në fillimin e tregtimit, një ndryshim i mprehtë nga rënia e së hënës, e nxitur nga një paralajmërim i SHBA se një pushtim rus i Ukrainës mund të jetë i pashmangshëm. Kontratat e së ardhmes S&P 500 të SHBA u rritën 1.1 për qind.
Ngjarjet e fundit gjeopolitike kanë shkaktuar një ngadalësim si në rritjen globale ashtu edhe në tregtinë ndërkombëtare.
Çmimet për drithërat do të rriten edhe më shumë nëse Rusia pushton Ukrainën. Rusia është eksportuesi më i madh në botë i grurit. Ukraina dhe Rusia së bashku përbëjnë gati 29 për qind të tregut global të eksportit të grurit.
Përveç kësaj, Rusia është gjithashtu një eksportues i madh i aluminit, paladiumit, nikelit dhe plehrave.
Aksionet e drithërave të misrit, orizit, grurit dhe sojës nuk u rritën sot(15 shkurt), madje ranë afërsisht me 1.60%.
Nafta brent, çmimi referencë në bursën e Londrës ra me 2.4% në 94.13 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane humbi 2.1% në 93.46 dollarë për fuçi.
Të dy kontratat kryesore prekën nivelin më të lartë që prej Shtatorit 2014 në tregtinë e së Hënës, me naftën Brent që u rrit në 96.78 dollarë dhe naftën bruto amerikane që arriti 95.82 dollarë për fuçi. Për vitin 2021, çmimi i naftës Brent është rritur me 50%, ndërkohë që rimëkëmbja e kërkesës botërore nga pandemia ka kufizuar ofertën.
Duke qenë një nga prodhuesit më të mëdhenj të energjisë në botë, Rusia eksporton rreth 5 milionë fuçi naftë në ditë. Europa merr rreth një të tretën e gazit natyror nga Rusia.
Flukset e gazit nga Rusia vijnë në Europë jo vetëm përmes një tubacioni Nord Stream I, por edhe tubacioneve që kalojnë përmes Ukrainës. Nëse Ukraina do të ishte në konflikt me Rusinë, flukset e energjisë do të ndaleshin mes shqetësimeve të shtuara për dëmtimin e infrastrukturës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



