Futboll

Armando Broja personazhi i ditës në Angli, tre klube pas sulmuesit të Shqipërisë

Gazeta Si – Armando Broja është gjithmonë e më tepër në qendër të vëmendjes sportive në Angli. Vlerësimet për të nuk mungojnë nga shtypi dhe ish-futbollistët e njohur të Premier Ligës, të cilët flasin për një talent të rrallë, apo edhe një aset të Çelsit.

Ky është termi që ka përdorur në komentin e tij për sulmuesin kuqezi ish-lojtari i Mançester Sitit, Mikah Riçards. Ai ka theksuar se gjatë ndeshjes ndaj Mançester Junajtid, Broja arriti të fitonte duelet jo vetëm me Meguajër, por edhe me Varane. Sipas ish-mbrojtësit anglez, kjo gjë tregon shumë për kualitetin e sulmuesit 20-vjeçar.

Broja i shpëton mbulimit të Varane. Gazeta Si, 15 shkurt 2022

Paraqitja e jashtëzakonshme e Brojës ka shtuar interesimin për shërbimet e tij, gjithmonë nëse Çelsi do të vendosë ta shesë në verë. Përveç Arsenalit dhe Njukasëllit, edhe Lids Junajtid i trajnerit Marselo Bielsa po ndjek më vëmendje situatën e Armando Brojës.

Po ashtu, ka zëra se për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë ka një interesim edhe nga dy klubet e mëdha gjermane, Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund. Broja ia ka rritur shumë vlerat vetes me golat që po shënon me fanellën e Southemptonit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë