Futboll

Real Madrid dhe PSG, takim për Kilian Mbape para sfidës së Ligës së Kampionëve

Gazeta Si – Përfaqësuesit e lartë të PSG-së dhe ata të Realit të Madridit do të ulen shumë shpejt në një tavolinë për të diskutuar për të ardhmen e Kilian Mbape. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle “Marca”, që është shumë afër zhvillimeve në kampin madrilen.

Takimi do të zhvillohet para supersfidës së Ligës së Kampionëve në “Parc des Princes”. Florentino Perez dhe Nasser Al-Khelaifi do të darkojnë së bashku në një nga restorantet më të mirë të Parisit jo vetëm se kështu e kërkon ‘protokolli’, por edhe për të folur nga afër për një çështje shumë të rëndësishme.

Kilian Mbape. Gazeta Si, 14 shkurt 2022

Gazetari Felix Diaz shkruan se argumenti kryesor i diskutimit mes dy presidentëve do të jetë sulmuesi Mbape. Nga njëra anë është lojtari që ëndërron të luajë me fanellën e Realit të Madridit dhe që po shtyn me të gjitha mundësitë transferimin në Spanjë, kurse nga ana tjetër është PSG-ja që po përpiqet të bëjë gjithçka për ta mbajtur sulmuesin francez.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë