Futboll

Video/ Çelsi në çatinë e botës, mund Palmeirasin në finalen e Botërorit të klubeve

Në Abu Dhabi, Çelsi më në fund ta ngritur Kupën e Botës për klube për herë të parë, pas mundësisë së humbur 10 vjet më parë. Njeriu i fatit është përsëri ai, Kai Havertz, gjermani që shënoi ndaj Mançester Sitit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Havertz realizoi golin vendimtar të finales me penallti, në minutën e 117-të, duke bërë që gjithçka të mbyllet 2-1. Palmeirasi është dorëzuar kështu para kampionëve të Europës.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte studim i lojës, me ndonjë rast sporadik. Tuhel humbi Maunt pas gjysmë ore për dëmtim dhe në vend të tij futi Pulisiç. Pas pushimit brazilianët sikur e humbën pak përqendrimin dhe Lukaku shënoi golin e avantazhit, pas krosit të Hudson-Odoi.

Por avantazhi zgjati pak, sepse Palmeirasi fitoi një penallti të akorduar nga VAR-i për një prekje topi me dorë. Veiga nuk gaboi nga pika e bardhë dhe 1-1. Pulisiç më pas humb një rast të artë dhe ndeshja shkon në shtesë. Kur u duk se trofeu do të vendosej nga penalltitë, Çelsi gjeti golin e fitores. Sërish arbitrin e shpëton VAR-i, që akordon një penallti dhe Havertz nuk gabon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë