Ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja mes Napolit dhe Interit në stadiumin “Maradona”. Një rezultat që i lejon zikaltrit të qëndrojnë në krye të renditjes me 54 pikë, por ky barazim i jep një shans shumë të mirë parakalimi Milanit, që luan të dielën ndaj Sampdorias.
Napoli dominoi pjesën e parë të ndeshjes, që arriti ta zhbllokonte që në minutën e 7-të, kur Insinje ktheu në gol një penallti. Më pas fati ndihmoi skuadrën e Inzagit, pasi Zielinski goditi shtyllën. Në fillim të pjesës së dytë Xheko barazoi shifrat, ndërsa më pas portieri Handanoviç e shpëtoi Interin në të paktën dy raste, duke bllokuar gjuajtjet e Osimhen dhe Elmas.
Është mbyllur kështu pa fitues kjo ndeshje në “Maradona” dhe duke pasur parasysh mënyrën si shkoi loja, kryesuesit e tabelës së renditjes mund të jenë të kënaqur me barazimin. Stefan De Vrij ka bërë një ndeshje për t’u harruar, me gabime fatale, ku veçohet ai i penalltisë në favor të Napolit. Edhe Çalhanoglu ishte ndër lojtarët më të dobët për Interin. Në anën tjetër, Rrahmani ka bërë një ndeshje mjaft të mirë për Napolin.
Napoli-Inter 1-1
Napoli (4-2-3-1): Ospina, Di Lorenco, Kulibali, Rrahmani, Mario Rui, Lobotka, Fabian Ruiz (Anguisa), Politano (Elmas), Zielinski (Juan Jesus), Insinje (Ounas), Osimhen (Mertens). Trajner: Spaleti
Interi (3-5-2): Handanoviç, Shkriniar, De Vrij, Dimarko (D’Ambrozio), Dumfris, Barela, Brozoviç, Çalhanoglu (Vidal), Perisiç, Xheko, Lautaro Martinez (Sançez). Trajner; Inzagi Shënues: 7′ Insinje (penallti), 47’ Xheko
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




