Futboll

Video/ Broja dhuron spektakël në ‘Teatrin e ëndrrave’, Meguajër luan pisët ndaj tij

Gazeta Si – Një ndeshje e plotë ndaj gjigantëve të Maneçester Junajtid. Armando Broja ka marrë një barazim të merituar me Southemptonin e tij në ‘Teatrin e ëndrrave’, ku gjithçka përfundoi me rezultatin 1-1. Rashford shënoi për Junajtid dhe Adams për Southemptonin.

Sulmuesi kuqezi ishte protagonist në këtë ndeshje, edhe pse nuk mundi të shënonte. Lojtari i Kombëtares shqiptare mbajti gjatë gjithë kohës në tension mbrojtjen e Mançesterit dhe veçanërisht Herri Meguajërin, lojtarin e kombëtares angleze, të cilët i shpëtoi disa herë.

Broja iu afrua dy herë golit, fillimisht me një depërtim nga e djathta, duke lënë pas Meguajërin, por as nuk gjuajti përballë De Geas dhe as nuk arriti të pasonte për shokët e sulmit. Më pas ai gjuajti fuqishëm me të djathtën nga jashtë zonës, por u ndal nga portieri spanjoll.

Në minutat e fundit, Broja shmangu fillimisht Meguajërin dhe pasi u fut në zonën e Mançesterit, u rrëzua nga i njëjti mbrojtës, por gjyqtari nuk dha penallti. Në këtë moment, Meguajër e shkeli me taka sulmuesin kuqezi, duke bërë një lojë të pisët, megjithatë i shpëtoi kartonit. Ky barazim ishte gati si një fitore për Southemptonin dhe si një humbje me “Djajtë e kuq”.

Armando Broja vazhdon të impresionojë në Premier Ligë me çdo paraqitje të tij, duke bërë që interesi rreth tij të rritet ndjeshëm. Tashmë edhe Reja me siguri e ka kuptuar se sulmuesit 20-vjeçar nuk i dihet më kohë që të piqet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë