Nga Kroacia, në Hungari. Ashtu si Myrto Uzuni pak vite më pare, kur linte Lokomotivën e Zagrebit dhe kalonte te Ferencvaroshi. Albi Doka, mbrojtësi i Kombëtares, është prezantuar sot tek ekipi hungarez i Budapest Honved Doka, duke u larguar nga kampionati kroat, konkretisht nga Gorica.
Ish-lojtari i Tiranës transferohet kështu në një kampionat, që konsiderohet një trampolinë e mirë për të ardhmen. Doka ka kaluar te Honved në formë huazimi, por klubi hungarez ka të drejtën e blerjes për mbrojtësin kuqezi.

Gabor Kun, administratori i klubit hungarez, ka folur me entuziazëm për afrimin e Dokës: “Jemi përforcuar me një mbrojtës të djathtë të shpejtë dhe me cilësi të mira teknike. Është një lojtar që ndihmon në sulm dhe donim ta përforconim këtë rol”.
Albi Doka është grumbulluar gati rregullisht nga trajneri Edi Reja kohët e fundit dhe ka luajtur në disa ndeshje. Ai është një alternativë e mirë për krahun e djathtë, ku luajnë edhe Hysaj dhe Balliu. Kur ka munguar ky i fundit në Kombëtare, gjithmonë është thirrur Doka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




