Gazeta Si – Xherdan Shaqiri firmosi pak ditë më parë deri në vitin 2024 me Çicago Fire, ku tifozët po çmenden për atë që e kanë quajtur “The lake Michigan Messi” (Mesin e liqenit të Miçiganit”.
Pas përvojave me klube të mëdha europiane, si Bajern i Mynihut, Inter dhe Liverpul e Lion, futbollisti me origjinë shqiptare ka kaluar oqeanin për të luajtur aty ku shumë emra të njohur mbyllin karrierën, në MLS.

Ka firmosur për Çikago Fire, një skuadër që 20 vitet e fundit ka një rivalitet të madh me Kolumbus Creë. Bëhet fjalë për derbin Creë-Fire, ndryshe nga derbi i Ohajos, që Kolumbus luan me Sinsinatin. Drejtori sportiv i Çikago Fire, Georg Heitz, ka zgjedhur pikërisht Shaqirin si lojtarin simbol të klubit, duke i dhënë atij fanellën me numër 10 dhe një prezantim spektakolar.
“Jemi jashtëzakonisht të lumtur t’i urojmë mirëseardhjen Xherdan Shaqirit. Xherdani është një lojtar revolucionar dhe do t’u falë shumë gëzim tifozëve tanë në qytetin e Çikagos. Është nga më të afirmuarit e gjeneratës së tij dhe vjen në një moment shumë të rëndësishëm për klubin. Ai beson plotësisht te objektivat tanë. Mezi presim ta kemi këtu atë dhe familjen e tij”, – tha Heitz.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




