FSHF ka njoftuar sot se është mbyllur procesi i propozimit të kandidatëve për presidentin e këtij institucioni, si dhe për kandidatët për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv.
Sot, po sipas FSHF-së, mblidhet komisioni i verifikimeve, por ka gjasa që zjedhjet e 2 marsit të shtyhen, duke parë situatën aktuale, ku shoqatat rajonale të futbollit, me shumë delegatë me të drejtë vote, kanë përfunduar në gjykata dhe pritet të ketë zhvillime të tjera.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’ju bëjë me dije se sot, e premte 11 shkurt 2022, do të zhvillohet mbledhja e komisionit të verifikimit. Kjo mbledhje vjen një ditë pas përfundimit të afateve statutore për propozimin e kandidatëve për president dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.
Komisioni do të kryejë verifikimin e ligjshmërisë së propozimeve si dhe integritetit të kandidatëve. FSHF do t’ju bëjë me dije emrat e propozuar si kandidatë për president dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv”, – shkruhet në njoftimin zyrtar të FSHF-së.
Për kreun e FSHF-së janë tre kandidatë, presidenti aktual Armand Duka, trajneri dhe ish-sekretari i këtij institucioni Sulejman Starova, si dhe komentatori Dritan Shakohoxha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




