Ekonomi

Inflacioni në janar shkon në 3.7%. Rritja e çmimeve vazhdoi dhe pas festave

Inflacioni gjatë muajit janar 2022 arriti në 3.7%, në nivelet më të larta të 10- vjeçarit të fundit dhe 0.7% më i lartë se objektivi i Bankës së Shqipërisë.

Sipas Instat, çmimet vazhduan të jenë të larta dhe pas festave ku rritja më e madhe e tyre ishte në sektorin e transportit, me 9% nga janari 2021, ndjekur nga ushqimet dhe pijet joalkoolike me 6.7% dhe  grupi i argëtim dhe kulturë me 3.5%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 17%.

Nga muaji dhjetor 2021 rritjen më të madhe e pati grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 3.3%, ndjekur nga pijet alkoolike dhe duhani me 0.8%.

Nga një vit më parë, inflacioni është rritur me 1.3%. Ka më shumë se dy muaj që ka kaluar objektivin e BSH-së, prej 3%. Fenomen i njëjtë dhe në vendet e tjera europiane dhe vetë Eurozonën, lidhur me rritjen gjithëpërfshirëse të çmimeve në botë dhe luhatjet në kërkesë-ofertë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë