Futboll

Video/ Hysaj vuan në disfatën e thellë ndaj Milanit, Strakosha spektator

Lacio ka zhvilluar një nga ndeshjet më të dobëta ndaj Milanit në Kupën e Italisë, ku u mund 4-0. Kuqezinjtë janë kualifikuar dhe tashmë do të përballen me Interin në gjysmëfinale, në një tjetër derbi. Ndaj Lacios shënuan Leao, dy herë Zhiru dhe Kesi.

Elseid Hysaj e nisi nga minuta e parë këtë ndeshje dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Si gjithë lojtarët e tjerë të Lacios, edhe Hysaj bëri një paraqitje të dobët dhe u vlerësua me notën 5 nga shtypi sportiv italian. Ngushëllimi për lojtarin kuqezi është se në atë ndeshje kishte të tjerë më dobët, si Milinkoviç-Saviç dhe Basiç.

Tomas Strakosha ishte spektator në këtë ndeshje. Trajneri Sarri vendosi të aktivizonte veteranin Pepe Reina në Kupë dhe portieri kuqezi qëndroi në stol gjithë kohën. Më mirë për të, sepse me 4 gola të pësuar sigurisht që do të merrte një goditje të fortë psikologjike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë