Veiga dhe Dudu çojnë Palmeirasin në finale të Botërorit të klubeve, që po zhvillohet në Abu Dhabi. Brazilianët, kampionë të Kupës Libertadores, kanë mundur 2-0 egjiptianët e Al-Ahli, duke shënuar nga një gol për çdo pjesë.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 39-të, kur një prekje e zgjuar e Dudu befasoi mbrojtjen e egjiptianëve, aty përfitoi Veiga, i cili me një gjuajtje diagonale e kaloi Palmeirasin në avantahz. Në fillim të pjesës së dytë brazilianët dyfishuan me të njëjtët protagonistë, por që këtë herë ndërruan rolet. Pas pasimit të Veigës, Dudu u fut në zonë dhe shkarkoi të djathtën, duke e çuar topin poshtë traversës.
— ⚽ (@golselances) February 8, 2022
Al-Ahli bëri tre ndërrime dhe në minutën e 73-të gjeti golin, por që u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Në fundin e ndeshjes gjithçka u bë më e lehtë për Palmeirasin, sepse Ashraf u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër dhe Al-Ahli e mbylli me 10 vetë.
— ⚽ (@golselances) February 8, 2022
Në fushë do të zbresë nesër për gjysmëfinalen e dytën Çelsi, ekipi kampion i Europës dhe favorit për fitimin e trofeut. Anglezët do të sfidojnë arabët e Al-Hilalit. Të shtunën do të luhet finalja, që do të përvaktojë edhe kampionin e këtij kompeticioni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




