Ekonomi

Europa nuk do të përjetojë një tjetër Recesion të Madh

Inflacioni në Eurozonë nuk ka gjasa të shkojë në nivelet e SHBA-së, tha presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde.

Inflacioni në eurozonë ka ngritur pyetje për politikën monetare të BQE-së, kur bankat e Anglisë dhe Amerikës po e ndryshojnë atë.

Në dhjetor, inflacioni shkoi në 5%, lidhur me çmimet në rritje të energjisë elektrike.

Në një videokonferencë për World Economic Forum, Lagarde tha se politika monetare e Europës nuk ka nevojë për rishikim sepse nuk ka të njëjtën ecuri me atë të SHBA-së.

Ajo tha se, kërkesa në SHBA është rritur me 30% nga niveli parapandemik ndërsa në Europë ka një përqindje shumë të vogël.

“Kur shikoj shifrat e tregut të punës, ne nuk po përjetojmë asgjë si Recesioni i madh”, tha Lagarde.

Ne do të veprojmë sapo të mbushet kupa, por ajo nuk është mbushur ende, u shpreh presidentja e BQE.

“Çmimet do të stabilizohen. Europianët ranë viktima të suksesit të tyre, sepse kërkesa e madhe nuk la hapësirë për furnizim.”

Burimi: CNBC/ Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë