Futboll

Video/ Manaj gjen rrugën e rrjetës, sulmuesi kuqezi shënon për Specian

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, ka shënuar për Specian në ndeshjen ndaj Salernitanës, që përfundoi në barazim, 2-2. Ai u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke barazuar përkohësisht rezultatin, pasi Salernitana kishte shënuar më parë me Verdin.

Manaj më pas fitoi një penallti, por atë e gjuajti Verde. Sulmuesi shqiptar, i cili u zëvendësua çerek ore para fundit të ndeshjes, mori vlerësime nga shtypi sportiv italian. Trajneri Mota i ka besuar vazhdimisht Manajt një fanellë titullari dhe duket se sulmuesi shqiptar po ia shpërblen besimin më shumë me lojën që zhvillon, sepse gola ka shënuar shumë pak në kampionatin italian, vetëm 2 .

Ka munguar ndërkohë sfida me mbrojtësin e Kombëtares, Frederik Veseli, i cili është pjesë e Salernitanës, por sot nuk luan, pasi është i skualifikuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë