Futboll

Video/ Senegali për herë të parë kampion i Afrikës, penalltitë ndëshkojnë Egjiptin


Senegali është shpallur për herë të parë në histori kampion i Afrikës, pasi ka mundur Egjiptin në finale. Në Youndè, në Kamerun, festa ishte e gjitha për Kulibali dhe Mane me shokë, të cilët kishin me vete edhe fatin te ruleta e penalltive, që përfunduan 4-2.

Koha e rregullt dhe 30 minutat shtesë përfunduan me rrjeta të paprekura. Senegali humbi edhenjë penallti që në fillim të ndeshjes me Mane, i cili pastaj shënoi penalltinë vendimtare, që i dhuroi fitoren Senegalit.

Një fitore historike për skuadrën e udhëhequr nga mbrojtësi i Napolit, Kulibali, dhe sulmuesi i Liverpulit, Mane. Egjiptiani Mohamed Salah, sulmuesi tjetër i Liverpulit, shpërtheu në lot pas disfatës. Abdelmonem dhe Lashen gabuan nga pika e bardhë për Egjiptin, ndërsa Senegali humbi vetëm një penallti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë