Moti

E diela me temperatura të larta

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore nga Mesdheu të paqëndrueshme të cilat kanë sjellë rritje të temperaturave gjatë fundjavës edhe në vendin tonë.

E shtuna ka qenë me vranësira të dendura shtresore dhe reshje të pakta shiu në zonën perëndimore. Ndërsa temperaturat kanë qenë në rritje.

Moti këtë të diel është me kthjellime dhe vranësira të pakta. Në disa zona ka pasur mjegull në verilindje të vendit. Era është me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi është i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje:

Zona malore       -4/12°C
Zona e ulët          -2/17°C
Zona bregdetare  3/17°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë