“Kompanitë e basteve dhe lojërave të fatit përfaqësojnë 19% të sponsorëve në fanellat e skuadrave kryesore të futbollit në Europë”. Kjo është përllogaritja që del në raportin e UEFA-s ‘The European Club Footballing Landscape’, ku evidentohet një rritje 2% në 2021-shin në krahasim me vitin paraardhës.
Edhe pse shumë vende europiane, mes tyre edhe Italia, kanë vendosur ligje që e ndalojnë publicitetin e kompanive të basteve, ky fenomen nuk është zbutur aspak.

“Nga 183 klube që kanë zbuluar një “main sponsor të ri në fanellë në fillim të sezonit, – shkruhet mes të tjerash në raport, – një e katërta e tyre ka arritur marrëveshje me kompani bastesh”.
Bëhet fjalë për sektorin që investon më shumë në futboll, më shumë se kompanitë e shërbimeve financiare (14%), kompanitë e ndërtimit (9%), të shërbimeve profesionale apo industriale (8%), turizmit dhe kompanive ajrore dhe automobilistike (7%).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




