Pas 3 humbjesh në kampionat dhe ndeshjen e Superkupës, Atletik Bilbao ka mundur më në fund Relin e Madridit 1-0, në një mbrëmje që nisi keq, pasi tifozët baskë kanë sulmuar autobusin e madrilenëve. Ata kanë hedhur sende të forta drejt autobusit, duke thyer një xham dhe duke shkaktuar panik te futbollistët.
Menjëherë klubi bask kërkoi ndjesë për atë që ndodhi. “Atletik Bilbao shpreh keqardhjen për atë ngjarje dhe dënon incidentin me autobusin e Real Madridit. Kërkojmë ndjesë”, – shkruhej në reagimin zyrtar të klubit nga Bilbao.
Karlo Ançeloti ndërkohë ka pësuar humbjen e 4-t sezonale dhe vazhdon kështu alarmi pas barazimit në kampionat me Elshen, ndërkohë që po afron sfisda me PSG-në në Champions. Kupa e Mbretit sigurisht që nuk ishte një objektiv kryesor i Realit, ndërsa Atlik Bilbao e kërkon fort këtë trofe dhe kjo u duk qartë edhe në fushë.
Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar në fund nga Berenguer. Reali vuajti lodhjen e lojtarëve brazilianë, të cilët vinin nga impenjimi me kombëtaren, ndërsa Benzema nuk u rrezikua nga trajneri Ançeloti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




