Polemika të forta në lidhje me ndeshjen SHBA-Honduras, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022. Ndeshja që përfundoi 3-0 për amerikanët, është pasur me debate për shkak të kushteve klimaterike, në të cilat u zhvillua.
Në “Allianz Field” të Saint Paul, Minesota, temperaturat shkuan deri në -20°, ndërkohë që frynte edhe një erë e akullt. Dy lojtarë, portieri Lopez dhe sulmuesi Quioto, u detyruan të linin fushën në fund të pjesës së parë, sepse kishin simptoma hipotermie.
Kushtet u dukën që në fillim shumë të vështira, çka bëri që disa lojtarë, por edhe arbitri xhamajkian Nation, të vinin kapuç, por edhe rroba me mëngë të gjata poshtë uniformave zyrtare. Sipas statistikave, temperatura në momentin e nisjes së ndeshjes ishte -15° dhe kjo është temperatura më e ulët në të cilën ka luajtur kombëtarja amerikane në historinë e saj.

“Është e pakonceptueshme që një forcë madhore, në çdo sens, të sjell këtu për të luajtur futboll, – tha trajneri Gomez para ndeshjes. – Nuk ka nisur ende dhe unë mezi po pres të përfundojë. Nuk jemi këtu për t’u argëtuar, por për të vuajtur”.
Pas ndeshjes foli edhe trajneri amerikan, Berhalter: “Kur shkojmë ne në vendin e tyre, luajmë në 30 gradë dhe 90% lagështi, lojtarët pësojnë tërheqje dhe ezaurohen fizikisht. Kjo është natyra e kompeticionit tonë. Vala e të ftohit ka ardhur dhe është diçka që nuk mund ta kontrollojmë. Gjithçka që mund të bëjmë është që të minimizojmë rrezikun, duke veshur uniformat e përshtatshme dhe të dalim të luajmë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




