Futboll

Shpërthejnë tifozët e Lacios, kore kundër Tares dhe Lotitos në qendrën stërvitore

Tifozët e Lacios kanë bërë sot atë që kishin paralajmëruar, ata kanë shkuar në qendrën stërvitore të skuadrës dhe kanë kontestuar presidentin Klaudio Lotito dhe drejtorin sportiv Igli Tare.

Ultrasit e Lacios kanë vendosur banderola dhe kanë lëshuar në kor fyerje ndaj Lotitos dhe Tares. I gjithë ky zemërim vjen për pasivitetin e Lacios në merkaton e janarit, që u mbyll vetëm me afrimin e Kabral nga Sportingu i Lisbonës. “Një tjetër merkato mediokre, Lotito nuk je i denjë për këtë klub”, – ushte sllogani në kangjellat e Formelos.

Protesta e tifozëve lacialë nuk pati incidente. Merkatoja e fundit ishte vetëm pika që derdhi ujin vazon e trazuar. “18 vjet turp, – ishte ajo që dëgjohej nga goja e rreth 300 tifozëve lacialë. – Nuk dihet ku shkojnë paratë, ato që duhen për një program sportiv nuk gjenden kurrë. Lacio i duhet vetëm për punët e tij të ndyra”.

Në shënjestër të sulmeve të tifozëve ishte edhe Igli Tare, ndërsa një kor ka thirrur emrin e ish-presidentit Serxhio Kragnjoti: “Një president, ka vetëm një president”. Kontestimeve u kanë shpëtuar trajneri Mauricio Sarri dhe lojtarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë