Futboll

Ceferin mbërrin në Tiranë, pas drekës me Dukën takohet me Ramën

Presidenti i UEFA-s, Aleksadër Ceferin, ka mbërritur në kryeministri për takimin me kryeministrin Edi Rama. Temë e diskutimeve do të jenë edhe zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku Armand Duka kërkon mandatin e 6-të radhazi.

Ceferin mbërriti këtë të enjte në mesditë në Shqipëri dhe pas një dreke me kreun e FSHF-së, Armand Duka, ka shkuar në takimin zyrtar me kryeministrin.

Ceferin do të qëndrojë vetëm sot  në Tiranë, ku pritet të diskutojë për situatën e krijuar për shkak të zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit, zgjedhje të cilat pritet të mbahen më 2 mars. Kreu i UEFA-s vjen në Tiranë pas  përplasjeve të hapura mes FSHF-se dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë