Ka ndodhur

Një shqiptar arrestohet për vrasjen e tifozit në Selanik, por mohon krimin

Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare, me iniciale A.T., është arrestuar një ditë më parë në Greqi, pasi akuzohet se ka vrarë një 19-vjeçar në orët e para të së martës së 1 shkurtit, pranë stadiumit të Arisit në Selanik.

I riu shqiptar pritet të dalë në prokurori, ndërkohë mësohet se ka mohuar akuzat për vrasje, por ka pranuar se ka qenë pjesë e sulmit.

Mediat greke kanë publikuar momentin e vrasjes së 19-vjeçarit, në të cilën duket një grup që i shkon nga pas. Nga pamjet shihet se grupi e sulmon dhe  e rreh me sende të forta 19-vjeçarin.

Policia greke vijon hetimet për arrestimin e huliganëve të tjerë që sulmuan tre djemtë gjatë shëtitjes në lagjen e tyre

23-vjeçari nuk është i panjohur për policinë greke, pasi ka dosje të hapura për sulme në vitin 2017 në një ndeshje episodike të PAOK në Volos, si dhe në vitin 2019 nga një tjetër sulm me thikë ndaj një tifozi kundërshtar.

Ngjarja ka shkaktuar një bujë të madhe në Greqi, me opinionin publik që ka linçuar autorin jo vetëm për faktin se është shqiptar, por edhe për dhunën mes tifozëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë