Pandemia ka sjellë humbje të mëdha për klubet europiane. Sipas një raporti të fundit të UEFA-s, ka pasur një reduktim të të ardhurave prej 7 miliardë eurosh në sezonet 2019/20 dhe 2020/21 (4.4 miliardë të munguara nga arkëtimi i shitjes së biletave). Një situatë që ka sjellë një rënie të fortë të merkatos së transferimeve.
Megjithatë, ky sektor ka treguar një reagim të kënaqshëm dhe interesimi i tifozëve dhe investitorëve mbetet në nivele të larta, çka bën të shpresohet për një rikuperim të shpejtë. Kjo është situata financiare e pasqyruar në edicionin e 13-të të raportit të UEFA-s në lidhje me analizën krahasuese për klubet.

Në një kuadër të ardhurash në rënie, pagat e lojtarëve të klubeve më prestigjioze janë shtuar mesatarisht 2% në vit dhe parashikohet që në vitin fiskal 2021 të kapin shifrën totale të 11.9 miliardëve. Në përgjithësi, 91% e të ardhurave të klubeve shkojnë për pagat e lojtarëve dhe të stafit teknik e administrativ.
Bëhet fjalë, sipas raportit të fundit, për një shtim “impresionues” të pagave dhe të kostove të transferimeve. Përveç humbjeve operative, të ardhurat nga transferimet janë zvogëluar në 40% për shkak të aktiviteteve më të pakta dhe çmimeve në rënie. Janë goditur më shumë kampionatet që eksportojnë talente dhe që varen nga përfitimet e shitjes së lojtarëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




