Inflacioni i Zonës së Euros, u rrit papritmas në një sfidë për Bankën Qendrore duke kaluar 5.1% për janarin 2022. Ekonomistët prisnin një inflacion prej 4.4% pas rritjes në 5% gjatë dhjetorit 2021. Askush nuk e parashikoi këtë rritje.
Ndërkohë që u ngadalësua në Gjermani dhe Francë, dy ekonomitë më të mëdha të Eurozonës, rritja e tarifave energjitike ndikoi në të gjithë bllokun. Në Itali rritja ishte 5.3%.
BQE-ja është fokusuar të mbyllë një epokë krize me ndihmën e tregut sekondar të borxhit. Presidentja Christine Lagarde, ka thënë vazhdimisht se rritja e çmimeve do të kalojë me reduktimin e kostove të energjisë dhe lëndëve që përdoren për ngrohje si dhe zgjidhjen e problemeve në rrjetin e furnizimit.
Janari i surprizoi të gjithë.
Zyrtarët e Bankës Europiane janë shprehur se mund të ndryshojnë qëndrim, por besojnë se në 2023 inflacionin do të jetë nën objektivin e tyre 2%. Rritja e normave të interesit nga BQE mund të vijë vetëm në fund të 2023-shit.
Rritja e pagave do të jetë faktor kyç në terma afatmesëm. Politikbërësit nuk e shohin si problem, por punësimi në Eurozonë ka rënë duke nxitur presion në pagat e përgjithshme.
Burimi:Bloomberg/Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



