Futboll

Video/ Lushkja i bën dhuratën e fundit Laçit, mund Partizanin në sfidën e lamtumirës

Laçi fiton 1-0 ndaj Partizanit në javën e 18-të të Abissnet Superiores dhe tashmë është ai anti-Tirana në garën e titullit. Kurbinasit pas këtij triumfi janë të vetëm në vend të dytë, me 24 pikë, 6 më pak se kryeqytetasit.

Njeriu i ndeshjes ishte mesfushori kavajas, Regi Lushkja, i cili realizoi golin e fitores 20 minuta para fundit me një veprim të bukur teknik. Ishte një gol i veçantë për Lushkjen, ai luajti ndeshjen e fundit me fanellën e Laçit, sepse tashmë do ta vazhdojë karrierën me Sherifin e Tiraspolit në Moldavi.

Partizani ndërkohë mbetet në vendnumëro në renditje, shumë larg vendeve të para. Pas barazimit me Kastriotin vjen kjo humbje, që e komplikon edhe më shumë situatën në kampion e kuq.

Në të njëjtën situatë është edhe Dinamo, që barazoi 1-1 me Egnatian në Rrogozhinë, ku pati dhunë ndaj arbitrit Jorgji dhe pjesa e dytë nisi me vonesë. Edhe pse Egnatia mbeti me 10 vetë që në fillim, Dinamo nuk mundi të merrte më shumë se 1 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë