Futboll

Video/ Dhunë në Rrogozhinë, tifozët sulmojnë arbitrin Enea Jorgji

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në stadiumin e Rrogozhinës, ku tifozët e Egnatias kanë sulmuar arbitrin Enea Jorgji, duke hedhur sende të forta nga tribuna në drejtim të tij.

Ishte momenti kur arbitri ndërkombëtar kishte sinjalizuar përfundimin e pjesës së parë të ndeshjes Egnatia-Dinamo dhe po shkonte në dhomat e zhveshjes, i shoqëruar nga stjuardët e sigurisë. Këta të fundit nuk ia kanë dalë ta mbrojnë arbitrin elbasanas nga dhuna prej tifozëve.

Irritimi i tifozëve rrogozhinas shpërtheu pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësit Grazim Krasniqi vetëm pas 40 sekondash lojë. Po ashtu, ata kanë protestuar për një penallti të padhënë në favor të Egnatias, kur një lojtar i Dinamos e preku topin me dorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë