Karlo Ançeloti është një nga trajnerët më fitues në Europë, por italiani aktualisht është pa licencë. Italianit i ka skaduar licenca më 31 dhjetor të 2021-shit dhe për të vazhduar të drejtojë një skuadër, trajneri i Real Madridit duhet të ndjekë kurset përkatëse me detyrim.
Sipas “Corriere dello Sport”, Federata Spanjolle e Futbollit i ka komunikuar Ançelotit se do të ndërmjetësojë edhe me UEFA-n për të “zbutur” një situatë të sikletshme, që nuk duhet të ketë të bëjë me një nga trajnerët më fitues të të gjitha kohërave.

Një histori që duket paradoksale për një trajner, që numëron më shumë se 1200 prezenca në stol gjatë karrierës dhe me një palmares shumë të pasur, me 21 tituj të fituar, mes të cilëve 3 Liga Kampionësh me Milanin dhe Real Madridin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




