Trashëgimi

Muralja e fshehur e Teatrit zbulohet gjatë rinovimit të ndërtesës 115-vjeçare në Washington

Një çift në Washington kanë zbuluar gjatë restaurimit të një ndërtesë 115-vjeçare, një vepër arti në kanavacë. Bëhet fjalë për një murale rreth 18 metra, e cila dikur vishte muret e godinës që ka shërbyer si Teatër.

Një murale qindravjeçare është zbuluar në një ndërtesë historike në Uashington të SHBA-së. Gjithçka nisi gjatë procesit të restaurimit të një banese të vjetër, në Okanogan, që ndodhet rreth katër orë në lindje të Seattle. Çifti, Nick dhe Lisa Timm e blenë atë me synimin për ta shndërruar në një bar, por gjatë punimeve zbuluan një murale 18 m të pikturuar në kanavacë përgjatë mureve të saj.

“Ishim rreth 20 minuta nga mbulimi i mureve”, tha Nick për “CNN”. “Unë atëherë mendova ‘le të shohim se çfarë fshihet pas gjithë kësaj suvaje”.

Lisa dhe Nick Timm blenë ndërtesën historike në fund të vitit 2021

Teksa suvaja u hoq, ata zbuluan një mural gjigant -- 18 metra i gjatë dhe 6 këmbë i lartë që përshkruante një liqen, kabina dhe pemë.

‘Ata i gjetën muralet rreth orës 17:00 dhe kishte punuar që nga ora 5 e mëngjesit’, tha Nick. Por ekipi qëndroi edhe katër orë të tjera për të zbuluar pjesën tjetër të veprës së artit.

“Ishte si një rrufe energjie”, tha Nick. “Ne thjesht po gjuanim dhe bërtisnim dhe po i tërhiqnim gjërat poshtë”.

Lisa dhe Nick Timm blenë ndërtesën historike në fund të vitit 2021. Ajo daton rreth vitit 1907, dhe ka shërbyer si kinema, pishinë dhe madje edhe shesh për luftimin e gjelave.

Kjo foto, e realizuar në qershor 1918, tregon ndërtesën kur ishte teatër

Shoqëria Historike e Qarkut Okanogan zbuloi në një gazetë të vitit 1915 planin origjinal për muralet të pikturuara nga një artist vendës, në godinën që dikur kishte shërbyer si Teatër, pikërisht në 1918.

Tani, ai peizazh panoramik do të hiqet me kujdes, do të rinovohet dhe do të rivaret. Nick tha se disa pjesë të muraleve kanë dëmtime të mëdha nga uji që ata duan të restaurohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Muralet u zbuluan në muret veriore dhe jugore

Me shumë mundësi do të jetë një proces i kushtueshëm. Çifti kanë hapur një faqe “GoFundMe” për të fituar mbështetje nga komuniteti.

“Ne shpresonim të hapnin barin e rinovuar deri në fund të marsit, por tani mund të duhet deri në mes të verës për të përfunduar punën me muralet, tha Nick.

Murali do të jetë pjesa qendrore e themelimit dhe plani është ende që të mbushet pjesa tjetër e hapësirës me objekte të tjera historike. Familja e Nick ka jetuar në këtë zonë për shekuj, kështu që shumë prej artikujve janë transmetuar për breza. Të tjera kujtime janë dhuruar nga të tjerë në komunitet.

Dhe vendi i ardhshëm i mbledhjes së Okanogan ka tashmë një emër: Red Light Bar, një vend unik në qytet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë