Futboll

Zyrtare/ Kristian Eriksen rikthehet në Premier Ligë, firmos për Brentfordin

Tani është zyrtare. Pas arrestit kardiak që e goditi në ndeshjen e Europianit mes Danimarkës dhe Finlandës më 12 qershor të vitit të kaluar, Kristian Eriksen kthehet zyrtarisht të luajë futboll.

Ai zgjidhi pak kohë më parë kontratën me Interin, sepse defibrilatori që ka vendosur në verë nuk e lejon të luajë në Itali. Mesfushori ishte në kërkim të një skuadre të re dhe tashmë ka firmosur deri në qershor të 2022-shit me Brentfordin. Danezi është gati të kthehet në fushë për 6 muajt e ardhshëm me një klub të Premier Ligës.

Gjatë kësaj kohe Erisken është stërvitur fillimisht me Kiason dhe më pas me Ajaksin, klubin holandez ku ka luajtur nga viti 2009 deri në 2013-ën. Mesfushori danez do të jetë futbollisti i parë në historinë e Premier Ligës që do të luajë me një defibrilator. Objektivi i tij është të shkojë me Danimarkën në Botërorin e Katarit, që nis më 21 nëntor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë