Dy bankat më të mëdha qendrore të Europës u takuan gjatë javës, për të vendosur se si do të stabilizojnë inflacionin në rritje, ndonëse në rrugë të ndryshme.
Këtë herë fishekzjarret plasën në Londër dhe jo në Frankfurt. Andrew Bailey nga Banka e Anglisë njoftoi se për herë të parë do të rrisin nivelet e normës së interesit për herë të parë që nga viti 2004.
Banka e Anglisë e rriti normën në 0.5%, duke pritur që të zbutet tregu i blerjes së titujve, pas një dekade që vetëm po zgjerohej.
Gjithësesi, ky vendim, për vetë Bankën Europiane dhe Lagarde është në planet e largëta.
BQE ka publikuar planet që ka për vazhdimin e blerjeve të obligacioneve, ndërkohë që thotë se rritja e normës së interesit nuk mund të ndodhë sepse inflacioni do të ulet në terma afatmesëm.
Këto qëndrime tregojnë një divergjencë të fortë midis institucioneve bankare të kontinentit. Banka e Anglisë po tenton të shtrëngojë politikat monetare sa më shpejt, ndërsa BQE po pret një normalizim më të ngadaltë.
Bankat e tjera nëpër botë, janë më shumë në krahun e Anglisë.
“Banka e Anglisë do të rrisë prap normat në shkurt, ndërsa Lagarde do ta shtyjë me një vit tjetër”,- thotë Jamie Rush, kryeekonomist në Europë.
Çfarë po ndodh në ekonomitë e tjera?
Shifrat e punësimit në SHBA pritet të jenë më të ulëtat në një vit, pas ripërhapjes së Omicron. Banka Qendrore e Brazilit dhe e Republikës Çeke, pritet të rrisin normat e interesit, ndërsa Australia po pret të shkurtojë programin e blerjes së obligacioneve.
BQE pret raportin e PBB-së dhe inflacionit javën që vjen. Eurozona pret një rritje me 0.4% në tremujorin e katërt, me një konsum të kujdesshëm dhe kufizimet qeveritare.
Me siguri, çmimet janë stabilizuar në 4.4% në janar, sepse Gjermania hoqi taksën e shitjes në metodën e përllogaritjes së inflacionit dhe shit-blerjetnë përgjithësi kanë rënë. Por, sipas Bloomberg Economics, rritja e tarifës së energjisë në Itali do të ndikojë në një rekord tjetër të inflacionit, prej 5.1% në shkurt.
Të dhënat e inflacionit nga Turqia tregojnë një tjetër rritje pas rënies drastike të monedhës vendase, që nxiti rritjen më të madhe të dy dekadave për produktet e konsumit.
Polonia, Ukraina dhe Serbia po presin raportin e PBB-së.
Gana dhe Egjipti nuk parashikojnë të bëjnë ndryshime.
Burimi:Bloomberg/Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



