Futboll

Jahmir Hyka rikthehet në Superiore, bashkohet me kampionët e Teutës

Ish-futbollisti i Kombëtares, Jahmir Hyka, është rikthyer në Superiore pas shumë vitesh. Ai ka befasuar jo pak me zgjedhjen e tij, pasi ka vendosur të bashkohet me Teutën, skuadrën kampione në fuqi, por që këtë sezon ka pasur një ecuri të dobët.

Lajmi i marrëveshjes me Hykën është bërë i ditur nga vetë klubi durrsak, që në faqen e tij shkruan: “Jahmir Hyka është zyrtarisht lojtar i Teutës. Lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” dhe ka zhvilluar seancën e parë stërvitore. Afrimi i Hykes në skuadrën e Teutës do të jetë ndihmë për formacionin e drejtuar nga Renato Arapi”.

Teuta zyrtarizon afrimin e Hykes. Gazeta Si, 29 janar 2022

Hyka, 33 vjeç, ka një përvojë të gjatë ndërkombëtare. Ai në Shqipëri ka luajtur me Tiranën dhe mendohej se do të rikthehej pikërisht te kjo skuadër, por ka shkuar në Durrës. Ish-lojtari i Kombëtares ka luajtur edhe në Norvegji, Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicër, Izrael dhe Kinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë