FIFA ka reaguar me anë të një letre zyrtare në lidhje me situatën para zgjedhjeve të presidentit të FSHF-së dhe ngjarjes së vendosjes së tritolit pranë shtëpisë së Dukës.
Në letrën dërguar FSHF-së, FIFA shpreh gjithë mbështetjen e saj për presidentin Duka dhe federatën që ai drejton.

“Me shumë shqetësim kemi mësuar për situatën mjaft problematike, me të cilën po përballet Federata Shqiptare e Futbollit në procesin e saj zgjedhor. U shqetësuam shumë, kur morëm vesh për shpërthimin e ndodhur më 24 janar 2022 në shtëpinë e familjes së presidentit të FSHF-së, z.Armand Duka. FIFA e dënon këtë akt në mënyrën më të ashpër të mundshme.
Dëshirojmë të theksojmë se FIFA pret që FSHF-ja të mbetet në pozicionin për të zhvilluar një proces zgjedhor paqësor, transparent dhe të rregullt, pa ndikim nga palët e treta në përputhje me statutet dhe rregulloret e sapo miratuara të FSHF-së, si dhe kërkesat e FIFA-s. Ju do të keni mbështetjen tonë absolute në përpjekjet tuaja dhe ne jemi në dispozicionin tuaj të plotë nëse FSHF do të kërkojë ndihmë”, – shkruhet mes të tjerash në letrën e firmosur nga Kenny Jean-Marie, përgjegjëse e zyrës së FIFA-s për federatat anëtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




