Bota

Kancelari gjerman Scholz do të takojë Biden më 7 shkurt mbi konfliktin Rusi-Ukrainë

Kancelari gjerman Olaf Scholz, do të takojë Presidentin e SHBA-së, Joe Biden më 7 shkurt në Shtëpinë e Bardhë për të diksutuar mbi tensionet Rusi-Ukrainë, njoftoi zyra e medias nga Shtëpia e Bardhë.

Liderët do të diskutojnë mbi përkushtimin e tyre diplomatik për të reduktuar tensionin rus kundër Ukrainës, tha sekretarja për shtyp Jen Psaki.

“Ata do të flasin dhe për rëndësinë e bahskëpunimit në sfida të tjera,përfshirë fundin e pandemisë, kërcënimet e ndryshimeve klimatike, sigurinë ndërkombëtare dhe perspektivat ekonomike.

Scholz gjithashtu konfirmoi vizitën por nuk dha detaje.

Rusia ka vënë në kufi me Ukrainën mijëra trupa ushtarakë, por mohon planet për pushtim. SHBA ka disa javë që po diaolog me vendet europiane për një “pako” me sanksione për Rusinë.

Burimi:Reuters/Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë